by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i SHBA Donald Trump pretendon se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për një propozim të tillë.
I pyetur nëse mendon se presidenti ukrainas është gati të dorëzojë kontrollin e gadishullit të tij jugor, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, Trump u përgjigj: “Unë mendoj se po”.
Ai i bëri komentet para gazetarëve pasi u kthye nga Vatikani, ku zhvilloi një takim të shkurtër me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut. Sipas presidentit amerikan, takimi “shkoi mirë”, ndërsa u fol “shkurt edhe për Krimenë”. Sipas Trump, Zelensky dukej më i qetë, duke kujtuar kështu tsakimin e tensionuar mes tyre në Zyrën Ovale.
Ukraina ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të bëjë ndonjë lëshim territorial, duke theksuar se çështjet në lidhje me tokën duhet të diskutohen vetëm pasi të arrihet një armëpushim.
As Zelensky dhe as presidenti rus Vladimir Putin nuk u janë përgjigjur publikisht komenteve të fundit të Trump, raporton BBC.
Më herët të dielën, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius paralajmëroi Ukrainën që të mos pajtohet me një marrëveshje që përfshin lëshime gjithëpërfshirëse territoriale në këmbim të një armëpushimi. Ai i tha transmetuesit publik gjerman ARD se Kievi “nuk duhet të shkojë aq larg sa propozimi i fundit i presidentit amerikan”, për të cilin ai tha se do të përbënte një “kapitullim”.
Trump tha javën e kaluar se për “shumicën e pikave kryesore të marrëveshjes është rënë dakord”. Raportet sugjerojnë se Ukrainës mund t’i kërkohet të heqë dorë nga pjesë të mëdha të tokës së kapur nga Rusia, përfshirë Krimenë.
Të premten, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se kishte parë propozime nga SHBA që përfshinin pranimin ligjor amerikan të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia dhe njohjen de facto të kontrollit rus të zonave të tjera të pushtuara, duke përfshirë të gjithë Luhanskun në lindje të vendit.
Plani i SHBA-së përjashton gjithashtu anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s dhe sheh një “koalicion të vullnetshëm” të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar – Franca që ofron një garanci sigurie pasi të jetë në fuqi një armëpushim pa përfshirjen e SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara ndërkohë, kanë paralajmëruar kohët e fundit se do të largohen nga negociatat nëse nuk arrihet përparim.
Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, dhe Moska aktualisht kontrollon pothuajse 20% të territorit ukrainas.
Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë faqe dokumente në një printer që raportohet të jenë harruar nga pala amerikane. Siç raporton mediumi NPR, dokumentet përmbanin vendndodhjet e sakta dhe oraret e takimeve të samitit por edhe numrat
Më 15 gusht 2025, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska, për bisedime me rëndësi të lartë të përqendruara në luftën në Ukrainë. Ndërsa Trump fluturoi për në JBER në bordin e Air Force One, Putin mbërriti në Alaska në
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat tashmë kanë ardhur në Kosovë. Sipas tij, këto mjete ishin kontraktuar në prill të vitit 2024, ndërsa pagesa për to u ekzekutua në qershor të
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani ka treguar se lëndimet e personave janë të lehta. “Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë