Spanja shpall gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike

 

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike të hënën, shkruan “BBC.

Shkaqet e problemeve janë ende duke u hetuar, por aktualisht është përjashtuar mundësia e një sulmi kibernetik.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka thënë se statusin e gjendjes emergjente mund ta aplikojnë rajonet që e kërkojnë atë. Deri më tash Madridi, Andalusia dhe Extremadura kanë kërkuar nga qeveria qendrore të marrin në përgjegjësi rendin publik dhe funksionet tjera.

Ndryshe, Spanja dhe Portugalia u goditën të hënën nga një ndërprerje e energjisë elektrike që paralizoi transportin publik, shkaktoi bllokime të mëdha në trafik dhe vonesa në fluturime. Aktualisht, operatorët e shërbimeve publike po përpiqen të rikthejnë funksionimin e rrjetit elektrik

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…