Shqipëri: Operacioni masiv kundër kultivimit të narkotikëve, zbulohen mbi 2 mijë bimë kanabis

 

Policia e Shtetit ka njoftuar për një operacion masiv të zhvilluar në disa lokacione në Shqipëri, kundër drogës.

Plani i koduar “Koordinata” për goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, rezultoi me zbulimin e rreth 3 mijë bimëve e fidanëve kanabis, përcjell KFVA.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional që është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të evidentuar dhe goditur që në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me përdorimin e dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar në dy zona të shpyllëzuara në territorin e fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e bimëve dhe e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie“.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…