Shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë e merr uji (Pamje)

 

 

Ditën e djeshme disa klasa të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë janë përballur me përmbytje.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Samir Shahini përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ai ka bërë të ditur se situata është menaxhuar me shpejtësi, siç tha ai, për të ndalur rritjen e nivelit të ujit.

“Dje gjatë ditës dhe deri në orët e vona, shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë u përball me përmbytje të shpejta e të papritura në disa klasa. Falë reagimit të menjëhershëm të stafit të shkollës, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Kryeqytet, situata u menaxhua me shpejtësi për të ndalur rritjen e nivelit të ujit”, ka shkruar ai.

Shahini tha se brenda ditës uji do të largohet në tërësi, do të kryhet dezinfektimi, dhe katër klasat e prekura do të kthehen në funksion të plotë siç tha ai, sa më shpejtë të jetë e mundur.

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…