Po diskutohet kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidaturën e kryeparlamentarit!

 

 

Analisti Burim Ramadani ka deklaruar në emisionin “Pressing” në T7 se ka indikacione të forta që emri i Glauk Konjufcës është rikthyer si opsion për kandidaturën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai shtoi se ekziston një besim se edhe deputetët e tjerë mund ta mbështesin procedimin e zgjedhjes së Konjufcës, dhe se një vendim në këtë drejtim mund të merret shumë shpejt.

“Sipas gjitha gjasave dhe indikacioneve kredibile është duke u diskutu kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidim për kryetar të Kuvendit, rrjedhimisht pastaj edhe U.D President për një periudhë të caktuar, si i tillë besohet se edhe deputetët e tjerë mund ta mbështesin procedimin e zgjedhjes e tij dhe kjo mund të jetë në një afat goxha të afërt. Unë besoj se kjo mund të jetë kah ka fundi i javës”, ka thënë Ramadani./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…