Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B, projekt në vlerë 56.5 milionë euro

 

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se kanë filluar punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B, që është investim në vlerë prej 56.5 milionë euro, shkruan KFVA

Në nisjen e punimeve kanë marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Për herë të parë ka filluar riparimi dhe modernizimi në Termocentralet ekzistuese të KEK-ut dhe po bëhet një rritje e kapacitetit për njësi, një prodhim vjetor shtesë prej mbi 600 GWh, si dhe një operim më i sigurt dhe më efikas i njësive të TC Kosova B. Realizimi i projekteve të rehabilitimit bazohet në studimin e fizibilitetit për TC Kosova B. Ky rehabilitim do të kontribuojë në përmbushjen e kërkesave mjedisore, duke reduktuar ndotjen e ajrit dhe duke siguruar përputhjen me standardet e Direktivave të Bashkimit Evropian (BE) për emisionet e pluhurit dhe gazrave”, thuhet në njoftim.

“Unë ju përgëzoj shumë për këtë modernizim të turbinave në Termocentralin Kosova B, edhe të njësisë B1 edhe B2, të cilat janë të sekuencura në kohë, në mënyrë që ta kemi maksimumin e prodhimtarisë, po në të njëjtën kohë ta shtojmë edhe prodhimtarinë edhe sigurinë, edhe efikasitetin, e ta ulim ndotjen”, citohet të ketë thënë Kurti gjatë vizitës.

Sipas KEK nga ky investim do të ketë shtesë prodhimtari të energjisë prej 600 GWh.

Rizvanolli tha se kur të përfundojnë të gjitha punimet për rehabilitimin e Termocentralit Kosova B, jetëgjatësia e tij do të shtohet edhe për 20 vjet, ndotja nga pluhuri dhe oksidet e azotit do të ulën për 60%, kurse remontet kapitale do të nevojiten që të bëhen një herë në 10 vjet, në vend se çdo pesë vjet.

Kjo do të thotë se siguria e furnizimit do të përmirësohet dukshëm për 20 vitet e ardhshme, importi do të ulët për së paku 23 milionë euro, ndërkaq eksporti do të rritet për së paku 20 milionë në vit, shtoi ajo./

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…