Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

“Situata është tepër kritike për Spanjën”. Ky ka qenë reagimi i parë i Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez për bllokimin total të energjisë elektrike.

Në një deklaratë për mediat, Sanchez tha se nuk ka akoma një përfundim zyrtar për këtë shkak dhe kërkoi nga qytetarët që të informoheshin vetëm nëpërmjet kanaleve zyrtare, shkruan A2.

“Siç e dini, në vend ka pasur një bllokim të fortë në aspektin teknik në sistemin evropian të energjisë elektrike, i cili ka shkaktuar një ndërprerje të përgjithshme të furnizimit në të gjithë Gadishullin Iberik dhe në disa zona të Francës jugore. Nuk kemi ende informacione përfundimtare për arsyet e kësaj ndërprerje, ndaj i kërkoj qytetarëve, siç kemi bërë në krizat e kaluara, të informohen përmes kanaleve zyrtare. Më mirë të mos spekulojmë. Do t’i dimë shkaqet. Nuk përjashtojmë asnjë hipotezë, por tani duhet të fokusohemi në gjënë më të rëndësishme, që është rikthimi i energjisë elektrike në shtëpitë tona”, tha kryeministri spanjoll.

“Për momentin nuk ka asnjë provë për ndonjë problem të Mbrojtjes Civile. E përsëris, nuk ka probleme të pasigurisë. Ne duhet t’i përdorim celularët tanë me përgjegjësi. Telekomunikacioni tani është në një moment kritik. Ne do të kalojmë disa orë kritike derisa të rikuperojmë plotësisht energjinë elektrike dhe për këtë arsye duhet të bëjmë thirrje të shkurtra dhe të përdorim telefonin e urgjencës 112 vetëm kur është vërtet e nevojshme”, shtoi Sanchez, transmeton Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.

Related Posts

  •     Me vransira kalimtare e intervale me diell parashihet moti ditën e shtunë në vend. Pasdite më vonë zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima, priten përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin në 16C deri 19C. Maksimalet gjatë ditës 32C deri 35C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-11m/s. Të dielen orëve

  •     Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se situata si pasojë e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit është përmirësuar ndjeshëm. Ministri ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve.

  •     Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Osmani ka treguar se viktima është gjetur nga familjarët. “Njësitet policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së

  • Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të tjera fqinje. Numri i madh i qytetarëve dhe automjeteve ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa, sidomos në drejtim të territorit shqiptar.Vetëm në pikën kufitare të Morinës, nga ora e mëngjesit deri në