Frikë për luftë bërthamore, dy fuqi botërore po shkëmbejnë zjarr prej 4 ditësh

 

 

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë arritur nivele alarmante pasi ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khaëaja Muhammad Asif, deklaroi se një inkursion ushtarak indian në territorin pakistanez është “i afërt”. Në një intervistë për Reuters, Asif tha se forcat pakistaneze janë përforcuar ndjeshëm në Kashmir, për të përballuar çdo sulm të mundshëm.

Kriza nisi pas sulmit të përgjakshëm më 22 prill në rajonin indian të Jammu dhe Kashmir, ku u vranë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India. India fajëson militantë të lidhur me Pakistanin për sulmin, ndërsa një grup i njohur si The Resistance Front fillimisht mori përgjegjësinë, por më vonë u tërhoq.

Si përgjigje, India ka ndërmarrë një sërë masash drastike: ka nisur stërvitje ushtarake, ka testuar raketa me rreze të gjatë dhe ka pezulluar Traktatin e Ujërave të Indusit, i cili garanton furnizimin me ujë për rreth 80% të bujqësisë së Pakistanit. Ministri indian i burimeve ujore, Chandrakant Raghunath Paatil, deklaroi se India do të sigurojë që “asnjë pikë ujë nga lumi Indus të mos arrijë në Pakistan”, shkruan A2 CNN.

Pakistani, nga ana tjetër, ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet indiane, ka pezulluar vizat për qytetarët indianë dhe ka vendosur njësi të blinduara në kufi. Kryeministri Shehbaz Sharif paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndalur ujin drejt Pakistanit do të konsiderohet “akt lufte” dhe do të marrë përgjigje të plotë.

Shkëmbimi i zjarrit gjatë kufirit vazhdon për katër ditë rresht, ndërsa forcat indiane kanë arrestuar rreth 500 persona në operacione kërkimi për militantët. Kontrollet në disa shtëpi myslimane kanë shkaktuar shqetësime për abuzime ndaj civilëve të pafajshëm.

Kryeministri indian Narendra Modi ka premtuar se do të ndëshkojë çdo terrorist dhe mbështetës të tyre, duke pezulluar gjithashtu shërbimet e vizave për pakistanezët dhe duke kërkuar kthimin e qytetarëve indianë nga Pakistani.

Ndërkohë, Kina ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo përpjekje për të ulur tensionet në rajon.

Një konflikt i plotë mes këtyre dy fuqive bërthamore do të ishte katastrofal për rajonin dhe më gjerë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…