Deputeti i LDK-së: Jemi të gatshëm edhe për skenarin e zgjedhjeve

 

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votës kundër kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni tha se është obligim i partisë fituese LVV-së që t’i siguroj votat e nevojshme për zgjidhjen e ngërçit.

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme edhe për skenarin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, trasnmeton KFVA.

‘’Sigurimi i votave për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit është obligim i partisë fituese Vetëvendosjes. Normalisht që vonimi i themelimit të institucioneve është i dëmshëm për vendin, por tregon edhe qasjen jo serioze të partisë fituese ndaj qytetarit, ndaj votuesit dhe ndaj Kosovës. Unë mendoj se cdo skenar është i mundësh. Ne si LDK jemi gati për secilin skenar, por normalisht se do të duhej të themelohen institucionet dhe ky vend ta merrte trajtimin e duhur ashtu siç e meriton. Zgjidhja e këtij ngërçi duhet të bëhet nga ata që e kanë shkaktuar pra LVV-ja të jap përgjigje për një problem që e ka krijuar vet”, tha Hyseni.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…