Deputet Kurti i cili nuk flet para gazetarëve në Kuvend, sot “e lëshon një fore nga posta në Leposaviq” lidhur me Albulena Haxhiun

 

 

Gjashtë herë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit sepse Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin nuk i ka votat për të zgjedhur kandidatën Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.

Ndonëse ka punë që t’ia sigurojë votat Haxhiut, Kurti gjatë ditës është shfaqur i relaksuar, të paktën para kamerave gjatë kohës sa shkoi në Leposaviq e Zveçan në një nga zyrat e Postës së Kosovës atje.

Ai tha me shaka: Ndoshta me ja çu nga një letër edhe partive opozitare votone Albulenën.

Video:

Nesër, e martë, sërish do të tentohet zgjedhja e kreut të parlamentit. Nuk dihet nëse me herën e shtatë Vetëvendosje do të arrijë konstituimin e Kuvendit.

Për të gjashta herë, kryeministri Kurti nuk ka folur as edhe një fjalë para gazetarëve para seancave të Kuvendit.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…