Boksierja Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun “Brussels Capital”

 

 

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare.

Ajo ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë, shkruan Reporteri.net.Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg.

Është ky turneu i parë nën drejtimin e “World Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës.

Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…