Rexhepi në takim me Duda Balje: Shohim sot

 

 

Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi tha “ndoshta ka”, kur u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me deputeten tjetër boshnjake, Duda Balje, e cila s’është bindur ende për ta votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

“Ndoshta ka. Shohim sot”, tha ajo duke hyrë në Kuvend, ku pas pak pritet të vazhdojë seanca konstituive.

Vetë, ajo do të votojë për Haxhiun kryeparlamentare, ndërsa tha se me Albin Kurtin nuk kanë folur për pozita.

“Votojmë, votojmë sot. S’kemi folë për pozita. E votojmë kryetarin e Parlamentit njëherë”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…