Osmani takohet me presidentin e Kenias: Mik i madh i Kosovës, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Vjosa Osmani shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me Presidentin e Kenias, William Ruto, ku diskutuan hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Kenias, raporton KFVA.

Presidentja theksoi rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve për t’i afruar më shumë popujt e dy vendeve, duke e çuar përpara partneritetin e ngushtë dhe miqësinë mes dy shteteve.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin @WilliamsRuto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë popujt e Kosovës dhe Kenias”, shkruan Osmani. 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…