Kosovë Lajme

Kurti sërish as edhe një fjalë para seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit

 

 

Deputeti nga VV, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të vazhdohet seanca konstituive.

I rrethuar nga truprojat e tij, Kurti sërish nuk pranoi të deklarohej para gazetarëve.

Kjo është tentativa e shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë VV-ja ka deklaruar se nuk do të ndryshojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, e që sërish do jetë emri i Albulena Haxhiut