Kërkimi i Alpit po bëhet me dronë, do të angazhohen edhe FSK-ja

 

 

Një fëmijë ka humbur sot në qytetin e Gjilanit.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e vogëlushit. E për Alpin ka nisur një operacion i kërkim-shpëtimit. Detaje për Klankosova.tv. ka dhënë Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim.

“Kërkimet janë duke u zhvilluar me dronë. Fillimisht jemi duke kërkuar në një perimetër më të ngushtë e pastaj do të shkojmë duke e zgjeruar kërkimin. Jemi të fokusuar po ashtu edhe në kontrollimin e shtëpive dhe objekteve të pabanuara”, deklaroi Maloku.

“Në vendin e ngjarjes janë policia po i presim të vijnë edhe pjesëtarët e FSK-së. Operacioni i kërkimit po zhvillohet në qytetin e Gjilanit”, theksoi ai.

Për të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e vogëlushit ju lutem ta kontaktoni familjen në këtë numër:

049/902-750.

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…