Kadrijaj: S’presim asgjë, s’kemi pasur ftesë për diskutim, Albulena Haxhiun s’e votojmë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se nuk kanë pasur ndonjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Pak para seancës konstituive, ajo tha se AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk do ta votojnë kandidaten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

“Ne nuk presim asgjë. Nuk kemi pasur asnjë ftesë. Kjo shumica duhet t’i ketë votat. Gjithë kjo klasë politike duhet të angazhohet. Klasa politike që tenton që të marrë qeverinë duhet të angazhohet ta sigurojë shumicën e thjeshtë 61 vota. Ne nuk kemi pasur ndonjë ftesë, nuk kemi ndonjë njohuri, nuk e dimë a do të jetë kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit  apo do të ndryshojë. Qëndrimi ynë është i njëjtë: nuk do ta votojmë kandidatën për kryeparlamentare”, tha Kadrijaj

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…