Flet drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit pas vërshimeve në Pejë: Kanalet kanë dalë nga shtretërit e tyre

Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha se të gjitha ekipet emergjente janë mobilizuar dhe kanë intervenuar menjëherë pas reshjeve.

“Pas reshjeve intensive që i pati qyteti i Pejës, kemi pasë disa kanale që kanë dalë nga shtretërit e tyre. Në terren kanë dalë të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe të operatorëve ekonomikë që janë në Komunën e Pejës, dhe të gjithë të tjerët jemi në terren,” deklaroi Gashi.

Ai theksoi se falë intervenimeve të shpejta, gjendja është stabilizuar dhe kanalet kanë rifituar shtratin e tyre natyral.

 

“Shiu është ndalur dhe kanalet kanë hyrë në vendin e vet,” shtoi Gashi, duke siguruar qytetarët se situata është menaxhuar me sukses.

Komuna e Pejës njofton se ekipet do të vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme, ndërkohë që qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm deri në normalizimin e plotë të kushteve./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…