Dështimi i seancës, Musliu: Nëse vazhdohet kështu Kosova do të futet në një krizë institucionale, përgjegjësinë do ta mbajë Vetëvendosja

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu pas dështimit të seancës sot ka thënë se Vetëvendosja po e mban peng Kosovën.

Sipas saj moskonstituimi i Kuvendit është një krizë e qëllimshme e shkaktuar nga VV-ja.

”Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është një krizë e qëllimshme, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot më shumë se kurrë po dëshmon se e vendos interesin e saj politik mbi shtetin, mbi ligjin dhe mbi qytetarët. Pengesa për formimin e institucioneve nuk është më çështje teknike, është sabotim i pastër politik, një përpjekje arrogante për të kontrolluar gjithçka, edhe në dëm të demokracisë.” ka shkruar Musliu.

Tutje Musliu ka thënë se nëse kjo qasje vazhdon, Kosova do të futet në krizë institucionale dhe përgjegjësinë do ta mbajë vetëm Vetëvendosja.

Postimi i plotë:

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…