Trump paralajmëron: Ukraina dhe Rusia janë afër marrëveshjes

 

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas arritjes në Romë për funeralin e Papa Fraçeskut tha se Ukraina dhe Rusia janë shumë afër një marrëveshjeje dhe se shumica e pikave janë dakorduar.

Trump tha se të dyja palët duhet të takohen tani në nivele të larta për ta përfunduar këtë marrëveshje,

“Donald J. Trump sapo arriti në Romë. Një ditë e mirë për bisedime dhe takime me Rusinë dhe Ukrainën. Ata janë shumë afër një marrëveshjeje dhe të dyja palët duhet të takohen tani, në nivele shumë të larta, për ta “përfunduar atë”. Shumica e pikave kryesore janë dakorduar. Ndaloni gjakderdhjen TANI. Ne do të jemi kudo që është e nevojshme për të ndihmuar në lehtësimin e FUNDIT të kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë!”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në platformën “Truth Social”.

Edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti në Romë të shtunën në mëngjes, ka konfirmuar zëdhënësi i tij edhe pse mendohej se ai mund të mungonte në funeral për shkak të sulmeve të fundit të Rusisë në Ukrainë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…