Të shtëna me armë zjari në Strellc të Deçanit, plagoset një person nga breshëria e plumbave

 

 

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, mëngjesin e sotëm, në fshatin Strellc të Deçanit.

Gazeta merr vesh se sulmi dyshohet se është kryer me kallash dhe se ndaj viktimës janë shkrepur një breshëri plumbash, por që vetëm një plumb ka arritur t’i depërtojë në këmbë, duke e lënë të plagosur.

Lajmin për plagosje për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova deklaroi se personi i plagosur është dërguar për tretman në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, i lenduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajona në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjës duke u marrë me rastin”, ka thënë Rugova.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…