Peci përmendi “diskutimet e vazhdueshme” me Nismën, Limaj: S’kemi marrëveshje me askënd

 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk kanë marrëveshje me askënd sa i përket formimit të institucioneve të reja. Në votimin e sotëm për propozimin e VV’së për Kryetare Kuvendi, deputetët e kësaj partie, sikur edhe herat e kaluara, kanë abstenuar.

Deklarata e tij vjen pasi deputeti i VV’së, Faton Peci, tha se kanë diskutime të vazhdueshme me këtë parti në mënyrë që t’i sigurojnë numrat.

“Nuk kemi marrëveshje, siç e dini, këto punë bëhen përmes marrëveshjeve politike, na nuk kemi marrëveshje me askënd”, ka deklaruar Limaj.

Ndryshe, Peci ka konfirmuar se ka diskutime të vazhdueshme me Nismën Socialdemokrate për t’i siguruar votat për formimin e institucioneve.

Ai ka thënë se përkrahja e Nismës, do të nënkuptonte krijimin e një shumicë shqiptare.

“Unë e di që ka diskutime të vazhdueshme. Përkrahja eventuale e Nismës për koalicionin tonë nënkupton që bëhet shumica shqiptare”, ka deklaruar Peci para gazetarëve.

Ai tha se nëse dështon formimi i institucioneve, opsioni tjetër janë zgjedhjet.

“Ose i themelojmë institucionet, Kuvendin dhe Qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Peci

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…