Osmani mirëpret vendimin që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Malajzi

 

Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Malajzisë që qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë tash e tutje pa vizë edhe në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej 30 ditësh.

Osmani përmes një postimi në platformës X ka shkruar se ky hap është i rëndësishëm, raporton KFVA.

“Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë. I shpreh mirënjohjen time të sinqertë institucioneve të Malajzisë për këtë vendim kuptimplotë. Mezi pres të angazhohem me liderët shtetërorë javën e ardhshme ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të avancuar interesat e përbashkëta të popullit tonë”, ka shkruar Osmani./ KFVA/

 

 

Kujtojmë, që sot ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se qytetarë te Kosovës tash e tutje do të mund të udhëtojnë për në Malajzi pa viza.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…