Beka “godet” me deklaratën për Fitore Pacollin – ia përmend edhe mexhat e tokat!

 

 

Deputeti Bekë Berisha pas dështimit për herë të gjashtë të konstituimit të Kuvendit, ka thënë se me gjasë nuk do të vijë në seancën e së dielës.

Berisha ka ironizuar duke thënë se do ta votonte edhe Fitore Pacollin për kryeparlamentare, ndonëse i ka pasë disa probleme me mexha e toka, transmeton KFVA.

“Unë po mendoj që nuk ka askush ndonjë strategji veç ka mbetë qishtu. Është tu shku në rrjedhën e vet. Unë mendoj që veç po dojnë me lanë qishtu e pesha më e madhe është prej këtyre që i kanë 42 vota plus me aleatët e vet. Po më doket që tash popullit të Kosovës po i them, tash qashtu qysh këtij ja keni dhënë shumicë, qashtu edhe kryeparlaemntari duhet me u zgjedhë. Qiky popull e meriton kryeparlamentarin që e ka propozu VV-ja. Për besë edhe Fitore Pacollin jam tu e shqyrtu, i ka pasë do probleme me mexha, po ato janë koxha të shfaqura këtu në Kosovë.

Ai tha se të ecet tutje me hapat për konstituimin e Kuvendit.

“Për besë të dielën se di a shkoj më në seancë. Unë po i shoh do deklarata të njëjta opozitës që po dalin po i dhanë, as nuk po i dëgjoj për besë. Nuk kam inati me kërkon… Për besë unë jom koxha praktik, çka po më intereson me ju ndreqë imazhin VV-së. Këdo le te qet dhe të kalojmë në hapat tjerë”, tha Berisha.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…