Arsyet e shkarkimit të kryeshefit të KOSTT-it

 

 

Bordi i Drejtorëve të Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka shkarkuar të enjten kryeshefin ekzekutiv, Evetar Zeqirin. Por, KOSTT-i nuk ka dhënë sqarime pse ka marrë këtë vendim.

Ndërkohë, Dukagjini ka publikuar vendimin e Bordit të KOSTT-it për shkarkimin e Zeqirit.

Në arsyetim thuhet se Bordi i Drejtorëve ka shqyrtuar me kujdes gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes, me theks të veçantë vendimmarrjen e kryeshefit ekzekutiv për lëvizjes e personelit në pozita kyçe, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionalitetin jo të duhur të strukturave operative të ndërmarrjes.

“Këto vendimmarrje kanë reflektuar gjithashtu me efekt negativ në motivimin dhe zhvillimin profesional të stafit, duke cenuar stabilitetin organizativ dhe klimën e brendshme të punës. Gjithashtu u shqyrtua edhe niveli jo i kënaqshëm i realizimit të investimeve kapitale dhe planifikimi jo i duhur i projekteve në buxhet përkundër adresimeve të vazhdueshme paraprakisht nga Bordi i Drejtorëve tek kryeshefi ekzekutiv dhe planifikimeve strategjike të miratuara”, thuhet nder tjerash në arsyetim.

Vendimi për shkarkimin e Evetar Zeqirit është nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve në KOSTT, Gëzim Tosuni.

Në një njoftim për media, bordi i drejtorëve të KOSTT-it ka njoftuar se ka vendosur po ashtu që Shaban Neziri të jetë ushtrues detyre deri në marrjen e një vendimi tjetër.

“Ju njoftojmë që Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në takimin e mbajtur me 24 Prill 2024, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e kompanisë, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës të Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri. Me këtë rast, Bordi ka emëruar z. Shaban Neziri, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në marrjen e një vendimi tjetër”, thuhet në njoftim.

Zeqiri ishte emëruar në pozitën e kryeshefit ekzekutiv në tetor të vitit 2022.

Neziri është inxhinier i elektroteknikës dhe është pjesë e KOSTT-it që nga themelimi.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…