Aksioni i Policisë – Raportohet se është arrestuar edhe Sulltan Bela, babai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Lika

Në kuadër të hetimeve përkatësisht aksioneve për vrasjen e rreshterit të Njësisë Speciale, Muhamed Lika, Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe personin e pestë.

Insajderi merr vesh se i arrestuari i pestë është Sulltan Bela, që është babi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Lika, Rejhan Bela.

Sulltan Bela është lajmëruar mbrëmë duke u shprehur i shqetësuar me raportimin që po bëhet ndaj dy djemve të tij, dhe se ai dhe familja besojnë në pafajësinë e tyre.

“Jam jashtëzakonisht i tronditur nga disa gazetarë, analistë dhe individë që po marrin rolin e gjyqtarit apo të prokurorit,” ka thënë ai, duke shtuar se trajtimi i tillë është i padrejtë dhe i dëmshëm për të gjithë të përfshirët dhe për familjet e tyre.

“Ne, si familje, e dimë të vërtetën dhe presim lirimin e tyre. Le të dalë drejtësia në shesh. Kemi besim se e vërteta do të triumfojë dhe se çdo gjë do të zbardhet me kohë,” deklaroi ai.

Përveç Sulltan Belës, sot janë arrestuar edhe Fatjon Tusha, Ridvan Axhami, Elmedin Raka dhe Labinot Murati.

Ata po dyshohen për përfshirje në vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarve po zhvillohen hetime për vepra si: “Rekrutim për qëllime terroriste”, “Pjesëmarrje në grupe terroriste”, si dhe “Vrasje e rëndë” në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…