Aksident komunikacioni në Zagreb, të paktën dy të vdekur

 

 

Në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi këtë mëngjes në unazën e Zagrebit, humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër person u plagos.

Policia kroate ka njoftuar se aksidenti, ku ishin përfshirë dy vetura dhe një furgon, ndodhi në autostradën A3, drejt lindjes, pranë ndarjes me autostradën A4 (ndarja për Varazhdin).

Hetimet janë në vazhdim, thonë nga policia, shkruan index.hr.

Në pamjet e para nga vendi i aksidentit, shihen se dy mjete të Shërbimit të Shpejtë, por gjithashtu edhe një helikopter, i cili ka ateruar në unazë.

Kjo ka shkaktuar një kolonë trafiku rreth 7 km të gjatë midis nyjeve të Jakushevec dhe Kosnica në drejtim të Lipovcit. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…