by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në 24 vjetorin e vrasjes së ish-kryetarit të Komunë së Klinës, Ismet Rraci është zbuluar pllaka përkujtimore.
Rraci ishte vrarë më 23 prill të vitit 2002, dy vite pas përfundimit të luftës. Rraci ishte kryetar i degës dhe themelues i LDK-së. Ai ishte vrarë pranë banesës së tij deri sa po vinte në punë nga persona që akoma mbesin të panjohur.
Por, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dënuar fuqishëm vrasjen e kryetarit të Klinës, Ismet Rracit.
Ai gjatë një interviste në RTK kishte treguar se kishte vizituar edhe familjen Rraci.
“Dhënia e kompetencave që do të duhej t’i kishte shërbimi Policor i Kosovës do të lunte rolin më të rëndësishëm në krijimin e stabilitetit të qëndrushëm në Kosovë. Por, edhe vizita ime në Kuvendin Komunal të Klinës por edhe në familjen Rraci ka qenë një vizitë që tregon dënimin e dhunës që është prezente kohë pas kohe në Kosovë dhe ky atak, ky sulm kjo dhunë ndaj kryetarit Rraci ka qenë. Ka qenë jo vetëm një atak ndaj kryetarit të një partie por ka qenë atak ndaj Kuvendit Komunal, ka qenë atak ndaj institutcioneve të Kosovës. Ka qenë një atak ndaj të gjithë qytetarëve të asaj komune dhe atak natyrisht ndaj procesit të Pavarësisë së Kosovës”, kishte thënë Thaçi.
Më tej ai flet në intervistë se “Akte të tilla bëhen nga armiqtë e Kosovës, ata që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe ata që duan kthimin e Beogradit në Kosovë”
“Sepse në sulmet e tilla aktet e dhunës vetëm sa ngadalësohet arritja e objektivavë tona kryesore Pavarësia e Kosovës. Aktet të tilla mund të bëjnë vetëm armiqtë e Kosovës vetëm ata që nuk ia duan të mirën Kosovës. Vetëm ata që mendojnë për kthimin e Beogradit në Kosovë. Dhe pikërisht zoti Rraci ishte ai i cili ofrojë në Kuvendin Komunal dhe në qeverinë komunale të Klinës gjithë spektrin politik të asaj komune dhe tregoj një kulturë shumë të lartë edhe kombëtar edhe poltike, demokratike”, kishte thënë më tej.
Thaçi kërkonte që kryerësit e këtij akti të kapen sa më parë dhe ta marrin dënimin e merituar nga organet e drejtësisë.
“Dhe ky sulm ishte atak ndaj të gjithëve partive poltike dhe ndaj të gjithë qytetarëve dhe për ne ka qenë i dënushëm dhe kemi kërkuar nga organet drejtësisë që sa më parë të zihen ata vrasës ata kriminel dhe të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Thaçi ./Periskopi/
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri