VV bojkoton seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës!

 

 

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka vendosur të bojkotojë seancën e sotme të Kuvendit Komunal të kryeqytetit. Në rend të ditës për seancën e sotme është vetëm një pikë: propozim-vendimi për të lënë në shqyrtim publik projekt-dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal.

Në një deklaratë për shtyp, LVV-ja në Prishtinë thotë se kjo është tentativë e kryetarit Përparim Rama, për të kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit.

“Ky draft aktual i PZHK-së, me 28 komente negative nga MMPHI, ndër të tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore.

Për këtë arsye, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në këtë seancë klandestine të thirrur nga kryetari në ikje. Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e një procesi joligjor, joprofesional dhe të dëmshëm për Prishtinën”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…