Raportohet se është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri

Gazeta ka raportuar se të enjten pasdite është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri, transmeton KFVA.

Siç raporton Dukagjini, duke iu referuar burimeve, ish-anëtarët e bordit të këtij institucioni tashmë kanë dërguar dosje në prokurori për dyshime për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga i njëjti.

Shkarkimi i Evetar Zeqirit vjen vetëm një ditë pasi po shpaloseshin dyshime për kompani energjetike me veprimtari të “dyshimtë”, që kanë bërë shit-blerje të rrymës me KEK-un dhe KOSTT-in.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2022, bordi i drejtorëve të KOSTT -it e kishte emëruar Zeqirin në këtë post.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…