Prej uniformës në akuzë – Ish-gardianët e Kosovës ballë për ballë me krimet që s’mund t’i mbulojë heshtja!

 

 

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, ndaj të pandehurve B. T., M. I. dhe N. C., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit B. T., M. I. dhe N. C, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.T. dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtar-gardian të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke i’u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje bëhet e ditur se e pandehura N.C., dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar-gardiane e Burgut të Prishtinës-Paralelja në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës-Paralelja në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtare tjera të kësaj Paralele, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke i ‘u shkaktuar lëndime trupore.

“Gjykata konstatoj se ekziston rreziku real dhe i arsyeshëm se nëse të pandehurit ndodhen në liri, mund të arratisen për të shmangur përgjegjësinë penale, të ndikojnë mbi dëshmitarët, përfshirë këtu edhe të dëmtuarit, mund të bashkëpunojnë me bashkëkryerësit e tjerë të përfshirë në këtë rast penal, si dhe mund të përpiqen të zhdukin ose të dëmtojnë provat materiale.

Gjykata vlerëson se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…