Pasuria e Rilind Gërvallës: Me t’u bërë drejtor i RTK-së, brenda muajit mori kredi mijëra euro

 

 

Drejtori i Radio Televizionit Publik të Kosovës (RTK), Rilind Gërvalla ka deklaruar pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Gërvalla vozitë veturën e tipit Hyundai, e cila ka kushtuar 4000 euro.

Si para të gatshme i ka deklaruar 585.18 euro.

Ka kredi në vlerë prej 40000 euro për renovim të shtëpisë të cilën siç ka raportuar, e ka marrë vetëm disa javë pasi është emëruar drejtor.

Gëvalla ka deklaruar se ka të hyra vjetore prej 20,135.88 € nga puna në RTK, si dhe 3,671.31 € nga meditjet.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…