Pas 40 ditësh në gjendje kome, vdes punëtori që u rrëzua nga skela në Pejë

 

 

Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kritike, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Selim Hajraj, rreth 57-vjeç, kishte pësuar lëndime të rënda më 15 mars pasi ishte rrëzuar nga një skelë gjatë punës në qytetin e Pejës. Që nga ajo ditë, ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku qëndroi në repartin intensiv për plot 40 ditë.Fatkeqësisht, mbrëmë ai ndërroi jetë.

Pas konfirmimit të vdekjes, rasti është proceduar nga organet e rendit dhe Prokuroria, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 15:00.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…