Partia e Abdixhikut shpenzoi për tre muajt e parë të 2025-tës mbi 150 mijë Euro

 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës, për tre muajt e parë të vitit 2025 i ka shpenzuar  155 mijë e 334 euro e 10 centë, periudhë kjo zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar sot raportet financiare të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Në ato raporte saktësohet shuma e parave që këto parti politike i kishin në dispozicion e po ashtu edhe shumën e shpenzuar për tremujorin e parë të vitit 2025.

Derisa buxheti i LDK-së nga janari e deri në mars ishte 168 mijë e 177 euro e 46 centë.

Nga financat totale sipas raportit të KQZ-së, LDK-së i kanë tepruar edhe 12 mijë e 843 euro e 36 centë.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata…

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…