Macron: Putin po gënjen se dëshiron paqe në Ukrainë

 

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu sot shpresën se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të ndalojë më në fund së gënjyeri se dëshiron paqen, ndërkohë që vazhdon të bombardojë Ukrainën.

“Në Ukrainë presim vetëm një përgjigje për një pyetje – a pranon presidenti Putin një armëpushim të pakushtëzuar”, tha Macron gjatë një vizite në Madagaskar.

Lideri francez theksoi se pakënaqësia e amerikanëve duhet të drejtohet vetëm ndaj një personi, dhe ai është Putin, shkruan lemonde.

Ai shtoi se përparësi duhet të jetë armëpushimi i pakushtëzuar në Ukrainë, duke vlerësuar se statusi i Krimesë – që është në qendër të ngërçit në përpjekjet për një marrëveshje me Moskën – për momentin nuk duhet të jetë çështje parësore.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar më herët se Krimea është tashmë një territor i humbur për Kievin, pasi gadishulli i Detit të Zi është aneksuar nga Rusia.

“Çështja e statusit të gadishullit nuk shtrohet në asnjë mënyrë tani, dhe nuk është në dorën tonë ta vendosim atë”, tha Macron, duke shtuar se armëpushimi është pika e nisjes për gjithçka.

“Të gjitha çështjet e tjera janë pjesë e negociatave për paqe që do të duhet të mbahen më pas dhe që do të marrin parasysh pozicionet ushtarake, çështjet territoriale dhe të sigurisë”, përfundoi Macron.

Ndryshe, Trump ka dënuar sulmet e fundit ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku deri më tani kanë mbetur të vdekur mbi dhjetë persona. 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…