Kusari-Lila për “gjynah”, 107 mijë euro kredi – kursime në bankë veç 2,777 euro

 

 

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka bërë deklarimin e pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korruspionit. Para të gatshme të sajat, ajo i ka deklaruar 27.87 euro, si dhe 2,749 euro si “paga,kredi,hua”, shkruan Gazeta KFVA.

Tek pjesa e detyrimeve financiare, Kusari-Lila ka deklaruar disa kredi.

Fillimisht një vlera e së cilës është 75 mijë e 475 euro dhe duhet të paguhet brenda 120 muajve, pastaj një tjetër, dhe kjo kredi po në emër të saj, ku nga 21 mijë sa ka marrë i kanë mbetur edhe 18 mijë e 402 euro për t’i paguar.

Një kreditë kartelë ku i duhet të paguaj edhe 2 mijë e 703 euro, një tjetër me 3 mijë e 523 euro, si dhe për studimet e djalit të saj, një në vlerë 7mijë e 500 euro dhe një tjetër 1 mijë euro.

Të hyra vjetore të sajat, ish-shefja e grupit parlamentar të VV-së ka deklauar pagën si deputete në Kuvendin e Kosovës, 28 mijë e 41 euro. Po nga ky institucion, ajo ka deklaruar mëditje 3 mijë e 885 euro.

/Reporteri.net/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…