Ish-gjyqtari Kryeziu thirrje Presidentës: T’i thërras partitë politike

 

 

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se partitë politike që janë në Kuvend kanë përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore për t’i formuar institucionet.

Kryeziu tha se në zhargonin shëndetësor, aktualisht Kosova është në gjendje kome, për shkak se nuk funksionon as Qeveria dhe as Kuvendi.

“Partitë politike që janë në Parlament kanë përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore për t’i formuar institucionet. Kosova sot nëse shprehem në zhargonin shëndetësor, është në koma, për shkak se nuk funksionon as qeveria e as parlamenti”, tha Kryeziu në Klan Kosova, transmeton KFVA.

Sipas Kryeziut, në situatën aktuale, presidentja Vjosa Osmani ka detyrë kushtetuese dhe ligjore që të jetë më e kujdesshme dhe të merret me partitë politike për krijimin e institucioneve, pasi tha se “e ka përgjegjësi ekskluzive kushtetuese”.

“Presidentja duhet t’i thërras partitë politike dhe të diskutoj se si të dilet nga kjo situatë. Është e thirrur në aspektin kushtetues që të jetë më vigjilente dhe duhet të jetë në Kosovë, e jo të shkojë në vizita jashtë”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…