Fokusi te tensionet – Sorenseni dhe KFOR-i në alarm për sigurinë në Kosovë!

 

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ata diskutuan për situatën e sigurisë në të gjithë rajonin, raporton KosovaPress, transmeton KFVA.

“Komandanti nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku KFOR-i dhe BE-ja veprojnë në koordinim të përhershëm”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Barduani theksoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

Peter Sorensen është pritur në takim sot nga udhëheqësi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

  • Shkrime të ngjashme

    Trump kërcënon me tarifa të reja vendet që kundërshtojnë marrjen e Greenlandës nga ana e SHBA-së

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të premten ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me ambiciet e tij për të aneksuar Groenlandën. Trump tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë…

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…