Duda e kall lojën – VV e pranon publikisht: Do ta bëjmë ministre!

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se partia ka pranuar të nominojë Duda Baljen për ministër, ndërkohë që ka folur për sfidat e mundshme lidhur me votat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

Rexhaj ka theksuar se është një hap i rëndësishëm që krejt deputetët janë takuar dhe janë arritur disa marrëveshje, përfshirë pranimin e Baljes në kabinetin qeveritar.

“Krejt deputetët i kemi taku, e kemi pranuar me bë edhe ministre Duda Baljen, por unë mendoj që këtu është duke ndodhur diçka për herë të parë, krejt minoritetet iu kanë bashkangjitur qeverisë. Tash mundën me pas vullnet politik deputeti apo deputetja, që unë nuk mundem me paragjyku,” ka thënë ai në Politico, përcjell KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…