Donika Gërvalla: Pasuria që tregon se ‘jetesa e thjeshtë’ është vetëm fjalë!

 

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Gërvalla në regjistrin e publikuar në Agjenci ka raportuar një shtëpi, që e ka deklaruar si të trashëguar, truall, arë dhe pyll, të gjitha këto në emër të saj.

Tutje, në regjistër Gërvalla ka deklaruar edhe tri vetura. Njërën të saj, të bashkëshortit dhe të fëmijëve.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme në pjesën e zotërimit të aksioneve në shoqëri tregtare ka deklaruar se është aksionare në ndërmarrjen individuale ‘Alblingua UG’ dhe bashkëpronare dy të tjera.

Tutje, ministrja Gërvalla ka deklaruar 2 mijë euro para të gatshme në Kosovë, 165 euro në Gjermani dhe ka deklaruar 5 mijë euro të bashkëshortit në Gjermani.

Gërvalla të ardhurat vjetore nga pagat neto përmes listës së pagave ka deklaruar 17,840.00 euro si dhe nga mëditjet 14,493.14 euro cash.

Për më shumë lexoni këtu. /Telegrafi/

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…