Dështuan 5 herë rresht, deputeti i VV-së: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka folur lidhur numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke thënë se LVV i ka numrat.

Thaçi u shpreh se çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon vetëm një subjekti politik, por gjithë spektrit politik.

“Në fakt ne i kemi numrat, por çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon një subjekti politik. I takon gjithë spektrit politik”, tha Thaçi, për RTV21.\

Lidhur me kërkesën e opozitës për ta ndërruar LVV kandidaten për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se nuk i takon një subjekti të kërkojë një kandidat tjetër.

Ai thotë se edhe nëse nesër do të ndërrohej kandidati, sipas tij, opozita nuk do ta votonte edhe kandidatin tjetër pas Haxhiut.

“Ne sigurisht që kemi vendosur dhe kryesia e LVV-së ka vendosur që kandidate të jetë Albulena Haxhiu. Nuk i takon një subjekti tjetër të kërkojë një kandidat tjetër. Kjo është vetëm një arsye për të mos e votu dhe për t’i blloku institucionet e Republikës së Kosovës, asgjë më shumë. Unë nuk mendoj që nesër të ndërrojmë kandidatin. Nëse ata vazhdojnë të bllokojnë institucionet nuk mendoj që do ta votojnë edhe kandidatin tjetër që ne mundemi ta propozojmë. Nuk ka kandidat tjetër, por ne nuk hymë në këto lojëra”, tha ai.

Ai tha se opozita po e bllokon Kuvendin duke mos e votuar kryetarin e Kuvendit dhe me këtë, sipas tij, ata nuk janë duke e pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Këtë nuk e bllokojmë ne, por po e bllokojnë ata. Për mua personalisht përderisa nuk votojnë kryetarin e Kuvendit, ata nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…