Basha i VV-së i quan gazetarët “langareca”, “harron” 1-shin sa krahu në biologji

 

 

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka vazhduar sulmet e ulëta ndaj mediave dhe gazetarëve. Vetëm gjatë ditës së djeshme, ai ka shkruar disa statuse duke i fyer mediat dhe gazetarët.

Në këto statuse ai i ka quajtur gazetarët “langareca”.

“Ani kur p’i shoh do me postime kishe në mbrojtje të gazetarëve, mirëpo në shpinën e tyre po mbrojnë portalet e langarecave. Fatmirësisht këtë fushë e njoh mirë dhe po e shpjegoj për tjerët, që mos me ju lënë me hudh mjegull me paketime t’rreme. Pra ka gazetarë, ka langareca, dhe ka mediume/portale”, ka shkruar Basha në statusin e tij të fundit.

Nuk dihet se nga buron kjo urrejtjes e deputetit të VV-së ndaj mediave dhe gazetarëve.

Megjithatë, ndoshta ky mllefi ka të bëj me faktin se kohë me parë media ia kishte publikuar dëftesën e notave në shkollën e mesme.

Në atë dëftesë spikaste 1-shi në lenden e biologjisë.

Gjithashtu, ai kishte 2-sha, 3-sha dhe nota tjera që tregonin se deputeti i VV-së nuk kishte qenë nxënës i mirë.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…