AAK e vendosur, as nesër nuk kanë votë për Albulena Haxhiun

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e katërt me rradhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Time Kadrijaj në një prononcim për Indeksonline është shprehur se qëndrimi i AAK-së për seancën e nësërme mbetet i njejtë.

‘’Normalisht që do të kundërshtojmë emrin e Albulena Haxhiitu, AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vendimit’’, është shprehur ajo për Indeksonline transmeton KFVA.

Kur është pyetur nëse AAK-ja si parti ka ndonjë propozim për emër ajo është shprehur se propozimi i takon partisë së parë.

Seanca e Kuvendit nis nesër nga ora 10:00.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…