by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi dje mundësinë e një lehtësimi të luftës tregtare me Kinën, duke thënë se tarifat e larta për mallrat kineze “do të ulen ndjeshëm, por nuk do të jenë zero”.
Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump zbuti tonin e tij të mëhershëm të ashpër pas javësh masash hakmarrëse që kanë sjellë tarifa për mallrat kineze deri në 145%.
“145% është shumë e lartë dhe nuk do të qëndrojë në atë nivel”, tha Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Zyrën Ovale. “Nuk do të jetë askund afër kësaj. Do të bjerë ndjeshëm. Por nuk do të jetë zero.”
Deklaratat e Trump pasuan komentet e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, i cili tha më herët gjatë ditës se tarifat aktuale midis SHBA dhe Kinës praktikisht kanë bllokuar tregtinë midis dy vendeve.
Bessent tha në një konferencë për investime private të organizuar nga JP Morgan Chase se ai beson se konflikti tregtar me Kinën është i paqëndrueshëm dhe se ai pret që konflikti të de-përshkallëzohet së shpejti, konfirmoi për CNN një burim i njohur me deklaratat e tij.
Në vend të një ndarje të plotë, Bessent u tha investitorëve se qëllimi ishte balancimi i marrëdhënieve tregtare – një vlerësim që nxiti më tej optimizmin në tregjet e aksioneve. Pasi deklaratat e tij u bënë publike, të tre indekset kryesore të aksioneve amerikane arritën nivelet më të larta ditore.
Deri më tani, Kina ka mbajtur një qëndrim të ashpër dhe ka vazhduar me kundërmasat: rriti tarifat për mallrat amerikane në 125%, shtoi gjithnjë e më shumë kompani amerikane në listën e subjekteve jo të besueshme dhe kufizoi eksportin e mineraleve kritike të përdorura në prodhimin e iPhone dhe sistemeve ushtarake.
Përveç kësaj, Kina ka kufizuar shfaqjen e filmave të Hollivudit në kinematë e saj dhe ka kthyer të paktën dy Boeing që ishin të destinuara për linjat ajrore kineze.
Pavarësisht tensioneve tregtare, Trump ka pohuar vazhdimisht se ai ka një “marrëdhënie shumë të mirë” me presidentin kinez Xi Jinping dhe se ai është në pritje të përgjigjes së tij. Sipas një raporti të CNN, ekipi i Trump nuk do të bëjë lëvizjen e parë. /Repprteri.net/
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe. Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po
Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi biologjik, i cili mund të ndihmojë në rigjenerimin e zemrës së dëmtuar pas një ataku kardiak. Bëhet fjalë për një arnim 3D të zemrës, i cili në të ardhmen mund
Ky është momenti kur këmba e presidentit rus Vladimir Putin u pa duke u “dridhur në mënyrë të dyshimtë”, ndërsa ai u përshëndet me Donald Trumpin. Pamjet e Kremlinit kapën gjurin e udhëheqësit rus duke u dridhur vazhdimisht ndërsa ai qëndronte pranë homologut të tij amerikan në fund të bisedës së tyre të
Biznesmeni mitrovicas, Lindrit Misini, më herët ofronte mbështetje për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përgjatë zgjedhjeve të kaluara. Megjithatë, ai në një fotografi të fundit është parë goxha i afërt me akterë të Lëvizjes Vetëvendosje. Gazeta ka publikuar fotografi që dëshmojnë afërsinë e Misinit me Xhelal Sveçlën e Erden Atiqin, foto