Qyteti pa rrugë, por me kryetar muzeal – Përparim Rama milioner i bojërave!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë publike pasurinë e tij, duke zbuluar pronësi të konsiderueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe aksione në disa kompani vendore dhe ndërkombëtare, transmeton KFVA.

Sipas deklarimit zyrtar, Rama zotëron gjithsej gjashtë prona banimi dhe afariste. Ato përfshijnë një banesë prej 120 m² të blerë në vitin 2017 për 2,581,253 euro, një tjetër prej 87 m² të blerë më 2016 për 996,140 euro, dhe një banesë 100 m² të blerë në vitin 2010 për 997,314 euro.

Po ashtu, ai ka në pronësi një objekt afarist prej 600 m² të blerë në vitin 2018 për 1,102,314 euro dhe një rezidencë 120 m² të blerë përmes kompanisë së tij 4AM LTD në vitin 2011 për 1,173,310 euro.

Në kategorinë e pasurisë së luajtshme dhe pronave jashtë vendit, Rama ka deklaruar një veturë “Tesla” të blerë më 2017 me vlerë 65,000 euro, si dhe një koleksion pikturash të trashëguara që nga viti 2004 me vlerë të deklaruar prej 4 milionë eurosh.

Ai gjithashtu ka në pronësi disa prona në Londër, përfshirë:

Campden Hill Mansions – 1,750,000 euro

Flat 6, Westbourne Park – 849,000 euro

Njësi 2B, Westpoint, Warple Way, Croydon (500 m²) – 900,000 euro

Studio, 8A Vulcan Way, Croydon – 980,000 euro

4AM LTD, Warple Way – 950,000 euro

Prona në Upper Fairfield Road (870 m²) – 4.5 milionë euro

Rama është gjithashtu aksionar në disa kompani të ndryshme, përfshirë:

Infinity 8 AB – 12% e aksioneve (300,000 euro)

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…