Presidentja me pasuri milionëshe: Nga shtëpia në Australi deri në luksin e Kosovës!

 

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmanika deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në bazë të formularit të deklarimit të pasurisë, pasuria e shefes së shtetit e ka kaluar vlerën prej një milion euro. Sipas formularit në fjalë, pasuria e presidentes Osmanit dhe bashkëshortit të saj arrin vlerën mbi një milion euro.

Si pasuri të paluajtshme ajo ka deklaruar banesë 67.00 m2 me vlerë 59 mijë e 760 euro, garazh kolektive 14.00 m2 me vlerë 6 mijë euro, shtëpi në Australi 150.00 m2 me vlerë 170,000.00 euro, tokë 5.10 ari me vlerë 35,000.00 euro, banim 244.00 m2 me vlerë 208,000.00 euro, banim në Australi 218.00 m2 me vlerë 510,000.00 euro.

 

Si pasuri të luajtshme, ajo ka deklaruar një veturë të përbashkët me bashkëshortin e saj.

Vetura është e tipit ‘Mercedes-Benz’ dhe e ka vlerën 10 mijë euro.

Kurse, si para të gatshme e para e shtetit i ka deklaruar 2 mijë e 500 euro.

Më tej, në formularin e pasurisë, Osmani ka deklaruar edhe të ardhurat e saj vjetore si presidentes e Republikës së Kosovës.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar se edhe kryeministri në detyrë ka publikuar pasurinë për vitin 2025.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…