Peci e Murati deklarohen para seancës: Kandidate për Kryeparlamentare vazhdon të jetë Albulena Haxhiu

 

 

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati dhe Faton Peci, janë deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive.

Murati ka thënë se shpreson që partitë të kenë reflektuar e që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit.

“Po vazhdojmë edhe sot në seancën e radhës. Uroj që sot ngjashëm sikur në procesin e kalum, pra opozita të kenë reflektuar në mënyrë që të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit. Sic edhe e dini konstituimi i Kuvendit nuk është detyrë vetëm e subjektit fitues por detyrë e gjithë deputetëve”, ka deklaruar Murati.

Ndërkohë, Peci ka thënë se kandidatja e VV’së për Kryeparlamentare vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

Ai përmendi takimin e thirrur nga Kryesuesi Avni Dehari.

“Kandidatja është e njëjtë. Para se me fillu seanca ka një takim të inicum nga grupi parlamentar i VV’së që kryesohet nga Avni Dehari. Rrjedha e seancës do të varet nga diskutimi dhe gatishmëria e të gjithë partive për me gjet një rrugëzgjidhje për me konstitu Kuvendin”, deklaroi Peci.

Ai tha se Kosova ke nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale.

“Mendoj që duhet me I thirr zërit të arsyes e me gjet një rrugëzgjidhje me dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për Kuvend , ka nevojë për Qeveri funksionale”, ka deklaruar Peci./

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…