Pasojat e tërmetit që goditi sot Stambollin, pamje që tregojnë frikë dhe panik tek qytetarët

 

 

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 magnitudë ka goditur sot Stambollin, ka njoftuar agjencia turke për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme AFAD. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, por qytetarët e qytetit më të madh në Turqi kanë filluar të evakuohen nga frika se mund të ndodhë ndonjë tërmet tjetër.

Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Silivri, rreth 80 kilometra në perëndim të Stambollit. Goditi në një thellësi prej 6.92 kilometra, transmeton Telegrafi.

Televizioni turk TGRT raporton se një person është lënduar pasi gjatë tërmetit ishte hedhur nga tarraca nga frika se mund të shembet gjithçka dhe të përfundojë në rrënoja. Autoritet e qytetit u kanë bërë thirrje banorëve që të mos qëndrojnë në objektet që janë të pasigurta dhe mund të jenë dëmtuar nga lëkundjet e fuqishme.

Pamje të ndryshme amatore nga pjesë të ndryshme të Stambollit, tregojnë më së miri pasojat dhe panikun që e shkaktoi tërmeti.

Në një video shihet se si edhe gazetarja turke detyrohet të ndërpresë transmetimit direkt si pasojë e lëkundje të fuqishme. Disa shfaqin qytetarët duke vrapuar për t’u larguar nga ndërtesat e larta.

 

 

 

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…