Ligji për KPM-në anti-kushtetues, Tahiri: Kemi fituar një betejë të madhe për fjalën e lirë dhe për mediat e pavarura

 

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur një aktgjykim lidhur me kërkesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se disa nene të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave janë në kundërshtim me Kushtetutën, raporton KFVA.

Deputeti i PDK-së ka mirëpritur vendimin duke shtuar se ‘kemi fituar një betejë të madhe për fjalën e lirë dhe për mediat e pavarura në Kosovë.

”Sot kemi fituar një betejë të madhe për fjalën e lirë dhe për mediat e pavarura në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave – një ligj që synonte kontrollin e mediave dhe kufizimin e lirisë së shprehjes. Ne e kemi kontestuar këtë ligj me kohë, sepse kemi besuar thellësisht se përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”, ka shkruar Tahiri.

”Sot, Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: ky pushtet ka shkelur Kushtetutën, ka cenuar lirinë e medias dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë.

Kjo është një fitore për çdo gazetar, për çdo qytetar që mendon ndryshe, për çdo zë që nuk pranon të heshtet.

Kosova nuk ka nevojë për pushtete që frikësohen nga liria. Ka nevojë për demokraci të vërtetë – me institucione të pavarura dhe media të guximshme.

Liria e fjalës nuk negociohet. Dhe sa herë të cenohet, do të na ketë përballë”, përfundon Tahiri.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…