Kurti dhe bashkëshortja: Pasuria e deklaruar, një rekord të ardhurash – dyfish më shumë se vitin e kaluar!

 

 

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Nga deklarimi i dorëzuar në mars, del se bashkëshortja e tij, Rita Knudsen Augestad, ka dyfish më shumë të hyra vjetore sesa ai, shkruan KFVA.

Sipas regjistrit të publikuar nga APK, tek pasuritë e luajtshme Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes në vlerë 400 mijë euro. Në emër të tij ai s’ka ndonjë pronë.

Si para të gatshme, ai ka deklaruar 1 mijë e 800 euro në emër të tij, 15 mijë e 500 euro në emër të bashkëshortes dhe 70 euro në emër të vajzës,

Aty përmendet edhe kredia në vlerë 170 mijë euro që ka bashkëshortja e tij për blerjen e apartamentit. Kjo është shuma e mbetur nga vlera totale e kredisë 270 mijë euro.

Tek kjo pjesë përmendet edhe qiraja që paguan Kurti për shtëpinë ku jeton, e që është në vlerë 250 euro.

Si të hyra vjetore, ai ka deklaruar 20 mijë e 278 euro që merr si pagë si kryeministër.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij merr 44 mijë e 100 euro në vit.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…