• Fri. Nov 21st, 2025

Distria, goditje e artë ndaj Serbisë – marshon drejt medaljes evropiane!

Apr 23, 2025

Distria Krasniqi e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos.

Garuesja kosovare e mposhti pa problem në të tetën e finales garuesen serbe, Milica Nikolic, e cila i bëri tri gabime, shkruan KFVA.

“Disi” e dominoi luftën dhe në fund fitoi me plot meritë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Kampionia olimpike nga Kosova synon të shpallet kampione evropiane sot.

Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë, u ndal në meçin e parë pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito.